Burim Ramaj nga Stublla e Vitisë merr titullin doktor shkence në Universitetin e Friburgut

- Advertisement -

Studiuesi shqiptar Burim Ramaj nga Stublla e Vitisë u nderua me titullin doktor shkence në një ceremoni solemne të organizuar në Universitetin e Friburgut në Zvicër, për temën e tij: “Pluralizmi juridik sipas kanunit shqiptar”.

- paragrafi 1 -

Mentori i tij, Prof. Dr. René Pahd de Mortanges, vlerësoi punimin e Burimit, duke theksuar rëndësinë shkencore dhe kulturore të trajtimit të së drejtës zakonore shqiptare përballë gjykatave shtetërore.

- Advertisement -

Në këtë ceremoni, ku u diplomuan shtatë kandidatë me tituj doktorësh, morën pjesë edhe familjarë dhe miq të afërt të doktorit të ri. Midis tyre ishte edhe babai i tij, Marjan Ramaj punëtor krahu nga Stublla e Vitisë, i cili ndoqi me krenari arritjen e djalit të tij në majat më të larta akademike.

Burimi, që u largua nga Kosova në moshën vetëm dyvjeçare, është sot një shembull i sukseseve të brezit të ri shqiptar në Zvicër. Ai ndau këtë moment të veçantë me miqtë dhe poetin Musa Jupolli, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

- Advertisement -

Ndërkohë, brenda pak ditësh, edhe shqiptarja Doriela Grabocka (Dori) nga Korça do të marrë diplomën e doktoraturës në ETH Cyrih, duke konfirmuar sërish suksesin e talenteve shqiptare në fushën e shkencës në Zvicër./Besainfo.ch