Burim Jakupi zgjedhet mësimdhënës i dalluar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

- Advertisement -

Burim Jakupi është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Mësimdhënësi i Dalluar i Vitit 2024/2025 🌟

- Advertisement -

Me kënaqësi dhe mirënjohje, shpallim mësimdhënësin Burim Jakupi si Mësimdhënësin e Dalluar të Vitit 2024/2025 në shkollën tonë! 🏆

Puna e tij e palodhshme, përkushtimi dhe kontributi i veçantë në shkollë janë një shembull frymëzues për të gjithë. Si një mësimdhënës i përkushtuar, ai ka dhënë kontribut të çmuar në projekte të shumta, duke përfshirë:

✅ Bashkëpunimin me të gjitha grupet në shkollë

- Advertisement -

✅ Kujdesin dhe mbështetjen ndaj nxënësve me sfida në mësim

✅ Udhëheqjen e aktiviteteve artistike dhe kreative

✅ Angazhimin në sigurinë dhe mirëqenien në shkollë

✅ Ideimin dhe realizimin e dekorimeve dhe aktiviteteve kulturore

Përkushtimi i tij në edukim dhe ndikimi pozitiv në komunitetin shkollor e bëjnë këtë vlerësim mëse të merituar. Urime mësimdhënësit Burim Jakupit! 👏🎉