Burim Aliu, mësuesi nga Podujeva që kapi ditarin për herë të parë në vitin 2016

- Advertisement -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh të Podujevës ka vazhduar me prezantimin e nxënësve.

- paragrafi 1 -

Së fundmi e ka prezantuar mësuesin Burim Aliu që punon në paralelen e ndarë në Pakashticë, dhe punën në arsim e ka nisur në vitin 2016, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me mësuesin Burim Aliu!

- Advertisement -

U lind në fshatin Pakashticë. Shkollën fillore e kreu në vendlindjen, ndërsa të mesmen në Podujevë.

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi fillor, si dhe në Master, në drejtimin Menaxhim në Arsim.

Punon në arsim e filloi në vitin 2016, në paralelën e ndarë në Pakashticë, ku edhe punon aktualisht.

Përveç punës edukativo-arsimore, vazhdon të jap kontributin e tij edhe në aktivitete tjera së bashku me nxënësit tanë!

Këtë vit shkollor punon me klasën e tretë!