Buna Latifi fiton vendin e parë me pikë maksimale në festivalin ndërkombëtar të kitarës në Mal të Zi



nder titull

- Advertisement5 -

Nxënësja e talentuar Buna Latifi ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të muzikës, duke fituar vendin e parë me pikë maksimale në festivalin prestigjioz “Montenegro Guitar Festival”, i mbajtur në Tivat të Malit të Zi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në këtë garë morën pjesë instrumentistë të rinj nga vende të ndryshme, përfshirë Rusinë dhe Malin e Zi, ndërsa vlerësimi u bë nga një juri profesionale e përbërë nga ekspertë të muzikës nga Serbia dhe Mali i Zi.

- Advertisement - M1

Ky është vetëm një nga sukseset e shumta të Buna Latifit, e cila deri më tani ka fituar mbi 15 çmime të para në festivale dhe gara të ndryshme muzikore, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe punën e palodhshme në fushën e muzikës.

Arritja e saj e fundit përbën një arsye krenarie dhe një dëshmi të potencialit që të rinjtë shqiptarë po tregojnë në skenat ndërkombëtare artistike. 🎸🏆

720099861 2296750114475937 4327181154919934237 n

- Advertisement - m2

722908541 1032739169173625 2333226212509807841 n

724516097 1286189443498020 8471671517212398108 n

Shqip | English