Bullizmi në shkolla: ““Ajo çfarë ka ndodh në shkollën në Beograd, nesër mund të ndodhë edhe në Prishtinë”

- Advertisement -

Demush Shasha, njohësi i çështjeve europinae, dhe jo vetëm ka reaguar pas sulmit të djeshëm në një shkollë në Beograd, si pasojë e të cilit mbetën tetë të vrarë.

- paragrafi 1 -

“Arsyeja përse nuk mund të ndalem së menduari për shuarjen e tetë fëmijëve në Beograd, është sepse jam i frikësuar për fëmijët këtu në Prishtinë. Kjo çfarë ka ndodhur në Beograd, nesër mund të ndodhë edhe në Prishtinë”, ka shkruar Shasha.

- Advertisement -

“Koha e kufizuar që prindërit shpenzojnë me fëmijët dhe bullizmi në shkolla kanë krijuar një mjedis të pashëndetshëm për fëmijët. Në kohën e teknologjisë, të rrjeteve sociale dhe telefonave mobilë na duhet më shumë kohë, vëmendje, dashuri për fëmijët”, ka shkruar tutje Shasha.