Bukurie Berisha zgjidhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ahmet Gashi” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Bukurie Berisha, është zgjehur mësuesja më e dalluar në shkollën “Ahmet Gashi” në Prishtinë, shkruan Albanianeducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Të nderuar e të respektuar mësimdhënës!

Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj!

Në këtë ditë iu nderojmë për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë për mësimin dhe edukimin e fëmijëve. Dhe detyra jonë sot, është ta përcjellim frymën tonë të përkushtimit dhe punës me pasion, te brezat e ardhshëm.

- Advertisement - m2

7 Marsi është dita e vetme e cila i kushtohet mësuesit. Kjo është një ditë e shenjtë për të falenderuar mësuesit, për të gjithë të mirat dhe vështirësitë që i kanë kaluar për të ushtruar detyrën e e tyre fisnike.

Brezat që vijnë do t’i ruajnë me nostalgji mësimet e këshillat që i jepni nxënësve.
Në çdo ditë të jetës, ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.

Në këtë ditë të shenjtë, drejtoria e shkollës ndau mirënjohje edhe për mësimdhënësen Bukurie Berisha ,e cila u zgjodh mësimdhënëse e dalluar nga kolektivi i shkollës, duke e falenderuar përzemërsisht për punën që po e bën me shumë përkushtim.

Gëzuar Ditën e Mësuesit!