Kompania e njohur vendore Buka Bakery ka realizuar një vizitë të veçantë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Qëllimi i kësaj vizite ishte ndërgjegjësimi i fëmijëve për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe përbërësit që qëndrojnë pas produkteve të përditshme të bukës.
Rreth 30 nxënës të kësaj shkolle patën mundësinë të dëgjojnë nga përfaqësuesit e Buka Bakery mbi procesin e prodhimit të bukës, përzgjedhjen e përbërësve natyralë, si dhe benefitet që vijnë nga konsumimi i ushqimeve cilësore.
Një pikë sa e rëndësishme dhe atraktike e kësaj ligjerate ishte se nxënësit treguan interes të madh, ku bënë pyetje të ndryshme për bukën, si dhe treguan cilat janë produktet e tyre të preferuara të Buka Bakery.
Në fund të ligjeratës, Buka Bakery dhuroi donuts falas për të gjithë nxënësit, duke i dhuruar kështu një moment të ëmbël dhe të gëzueshëm që u prit me entuziazëm të madh nga nxënësit.
Visar Osmani, drejtori i shkollës “Emin Duraku”, ka shprehur falënderimin për kompaninë Buka Bakery që kanë përzgjedhur shkollën që udhëheq ai për zhvillimin e këtij aktiviteti, siç tha mjaft të rëndësishëm për ushqimin e shëndetshëm.
“Falënderojmë kompaninë Buka Bakery për organizimin e këtij aktiviteti edukues në shkollën tonë, i cili pa dyshim ka një ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në vetëdijesimin e nxënësve për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm. Vlerësojmë zgjedhjen e shkollës sonë për këtë iniciativë të vyer, që kontribuon në formimin e shprehive të mira ushqimore tek fëmijët tanë”, tha drejtori Osmani për AlbanianEducation.net.
* Video dhe fotografitë e nxënësve janë publikuar me lejen e drejtorit të shkollës “Emin Duraku”, në përputhje me pëlqimin paraprak të prindërve.
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara