Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani



nder titull

- Advertisement5 -

Major Bujar Ferizi, ka diplomuar me sukses në programin prestigjioz Lehrgang Generalstabs-Admiralstabs International (LGAI) në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it në Hamburg, Gjermani.

- paragrafi 1 -

Programi i LGAI zgjat 17 muaj, duke përfshirë 5 muaj trajnim intensiv të gjuhës gjermane në Bundessprachenamt në Hürth, si përgatitje për vijimin e studimeve, dhe më pas 12 muaj studime në Kolegj, të fokusuara në planifikimin strategjik, lidershipin ushtarak, bashkëpunimin shumëkombësh dhe sigurinë ndërkombëtare.

- Advertisement - M1

Në këtë gjeneratë morën pjesë 74 oficerë nga 36 shtete të ndryshme të botës, Majori Bujar Ferizi përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Përfundimi i këtij programi përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe një investim të vlefshëm në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e vendeve partnere dhe të NATO-së.

747122572 2555532971563815 7382732776789268848 n

- Advertisement - m2

746156128 779466898557465 6046366939499302998 n

Shqip | English