BSPK jep lajmin e fundit: Nuk ka marrëveshje me MASHTI-n, greva vazhdon

- Advertisement -

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nëpërmes një reagimi, thonë se edhe pas shumë përpjekjesh e takimesh me përfaqësuesit e Qeverisë nuk është arritur kurrfarë marrëveshje dhe greva vazhdon.

- paragrafi 1 -

“Të nderuara kolege, të nderuar kolegë, punëtorë të arsimit që nga çerdhet ,Arsimi Parauniversitar dhe ju në fakultete. Grevsitë të nderuar nga Federata e shërbyesve civil. Duke parë se kanë filluar qarqe të caktuara të plasojnë komente e lajme jo të vërteta ju informojmë nga Këshilli Grevist i BSPK -së e në bashkëpunim me Këshillin Grevist të SBASHK -ut se janë mbajtur sot dy takime dhe atë njëri në MASHTI dhe tjetri i Këshillit Ekonomik Social në ambientet e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e BSPK dhe SBASHK-u.

- Advertisement -

Sipas përfaqësuesve të sindikatave, ata ishin në nivel dhe u angazhuan për zgjidhje të kërkesave me dialog, por përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë bërë asnjë veprim pozitiv.

“Pra, takimet kanë zgjatur me orë, por pa as një rezultat kështu që greva vazhdon”, thuhet në reagimin e Këshillit Grevist të BSPK dhe Këshilli Grevist i SBASHK-ut.