British School of Kosova del me reagim pas pretendimeve se kanë refuzuar regjistrimin e një vajzës me Sindromën Down

- Advertisement -

British School of Kosova ka dal me reagim pas një shkrimi ku një prind pretendon se shkolla private British School of Kosova ka refuzuar regjistrimin e vajzës së tij me Sindromën Down.

- paragrafi 1 -

Në reagim thuhet se se kanë kontrolluar aplikacionet për regjistrim dhe është konstatuar se personi në fjalë nuk ka aplikuar asnjëherë për regjistrimin.

- Advertisement -

“Në lidhje me një ankesë të publikuar në rrjetet sociale nga një prind i cili ka pretenduar se fëmija i tij nuk është pranuar në shkollë për shkak të gjendjes se veçantë, dëshirojmë të informojmë opinionin publik se: Shkolla po sa është njoftuar me këtë ankesë, e ka ftuar prindin në takim me drejtuesit e shkollës për të sqaruar ankesën dhe shqetësimin e tij. Administrata e shkollës ka kontrolluar të gjitha aplikacionet për regjistrim dhe është konstatuar se personi në fjalë nuk ka aplikuar asnjëherë për regjistrimin e fëmijës së tij në shkollë, as fizikisht e as online.

“BSK është një ndër shkollat me përfshirjen më të madhe të nxënësve me nevoja të veçanta. BSK mbetet e përkushtuar në respektimin e parimit të barazisë, përfshirjes dhe respektimit të të drejtave të çdo fëmije për arsimim të denjë”, thuhet në reagimin e publikuar në “Facebook”.