E diel, 23 Shkurt, 2025

Botuesja shqiptare thotë se është kthyer në trend tani që shqiptarët të lexojnë libra gjatë pushimeve të veres

- Advertisement1-

Botuesja Arlinda Dudaj së fundmi ka folur mbi librat që lexojnë shqiptarët gjatë periudhës së verës.

Dudaj tha se gjatë pushimeve verore njerëzit kanë më shumë kohë dhe ndaj ka një rritje të personave që lexojnë libra.

- Advertisement -

Ajo tha se është kthyer në një trend tashmë, që kushdo që shkon me pushime e merr një libër me vete.

Sipas saj në plazhe ka shumë persona që lexojnë, kjo pasi janë dhe turistët e huaj të cilët kanë një libër pothuajse në çdo çadër plazhi.

“Kjo periudhe dhe ajo gjatë panairit janë më të frytshme edhe botuesit nxjerrin libra të rinj, që janë të dedikuar, jo se libri ka me doemos një temë por është më shumë koha ajo që ta jep në dispozicion. Në qoftëse dalim dhe hedhim një shikim plazheve, njerzit që janë duke pushuar, i shikon që janë duke lexuar, duke qënë se Shqipëria ka edhe shumë turistë, unë vë re thuajse çdo i huaj e ka një libër”, tha Dudaj për Euronews Albania.

Dudaj zbuloi dhe cilat janë librat më të pëlqyer dhe më të lexuar në këtë periudhë.

“Zhanret më të pëlqyera janë thriller, romancat, librat me histori, librat që kanë edhe një ‘background’ historik janë gjithashtu shumë të pëlqyer, këtu i referohem edhe librave të nobelistes Annie Ernaux. Janë shumë libra që pëlqehen dhe lexohen të kësaj kategorie. Dy nga librat që po ecin shumë janë ‘Pacientja e heshtur’ e Alex Michaelides dhe ‘Dyshimi’ nga Ashley Audrain, ky i fundit është gjithashtu një thrriller i shkruar bukur, libri tjetër është ‘Leopardi’ nga seria e librave të një shkrimtari norvegjez Jo Nesbo dhe është një nga librat dhe shkrimtarët që ecën më shumë këtë periudhë”, tha ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...