E diel, 23 Shkurt, 2025

Botohet fjalori serbisht-shqip nga autori, Rexhep Zllatku

- Advertisement1-

Këtyre ditëve Shtëpia Botuese Logos-A nxori nga shtypi “Fjalorin serbisht-shqip” nga autori Rexhep Zllatku.

Kjo vepër leksikografike e autorit Zllatku, e cila ngërthen në vete mbi 80.000 fjalë e shprehje frazeologjike është fryt i një punë disadekadëshe të autorit, e cila ka kaluar nëpër kontekste të ndryshme socio-kulturore e historike.

- Advertisement -

Rexhep Zllatku tash e zë radhën e autorëve që leksikografisë dygjuhëshe serbisht-shqip i sjell një vepër tejet ambicioze jo vetëm për nga vëllimi i fjalësit të saj, por edhe për nga gjerësia dhe thellësia e shtresimeve të varianteve të kuptimit dhe të përdorimit.

Fjalori i adresohet një auditori të shumëllojshëm dhe institucioneve të ndryshme, ndërsa në kontekst të kontakteve gjuhësore shqiptaro-serbe dhe serbo-shqiptare, por edhe atyre që merren me përkthime shqip-maqedonisht dhe anasjelltas, besojmë se do të jenë përkthyesit ata që do ta vënë në sprovë rëndësinë e këtij mundi.

Konsiderojmë se kësaj vepre ia shton vlerën edhe redaktori i saj Xhevat Lloshi, një figurë emblematike e pakontestueshme e gjuhës shqipe dhe dijes albanistike. Fjalori mund të gjendet edhe në panairin e librit në Prishtinë. /SHENJA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....