Një histori suksesi dhe krenarie vjen këtë herë nga e reja Bora Morina, e cila ka diplomuar me rezultate të shkëlqyera në UWC Adriatic, një nga institucionet ndërkombëtare më të njohura arsimore.
Lajmin e ka bërë të ditur prindi i saj, Shkëlqim Morina, përmes një postimi emocional, ku ka theksuar se Bora ishte pjesë e një gjenerate me rreth 80 nxënës nga 80 vende të ndryshme të botës, shkruan AlbanianEducation.net.
“Bora ❤️ urime diplomimi me sukses të shkëlqyeshëm 🥇 në UWC Adriatic në mesin e 80 nxënësve nga 80 vende të botës. Na bëre krenar familjen, qytetin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.
Arritja e Borës konsiderohet një sukses i rëndësishëm jo vetëm për familjen e saj, por edhe për të rinjtë kosovarë që po dëshmojnë potencial dhe rezultate të larta në institucione prestigjioze ndërkombëtare.