E premte, 20 Shtator, 2024

Shkencëtari nga Deçani sjell një vizion të ri shkencor në Fizikë

- Advertisement1-

Shkencëtari nga Deçani, Naim Krasniqi me punë dhe banim në Francë, ka botuar librin shkencor “Mikrobota, më ndryshe: një strukturë shumë më ndryshe e atomit”.

Sipas redaktorit të librit, Hajdin Abazi, me këtë libër Krasniqi ka sjellë një vizion të ri shkencor në fizikë.

- Advertisement -

“Të marrësh në duar një libër si ky është një rast tepër i rrallë, thuaja si përjashtim. Sepse ke një narracion krejt ndryshe shkencor, që nuk haset askund tjetër. Vrushkujt e njëpasnjëshëm të ideve shfaqen sikur të ishte fjala për një magji. Janë ide krejt të reja, të padëgjuara më parë nga asnjë shkencëtar. Te këto ide që, në fakt, janë fenomene në mikrobotën e cila shpërfaqet me tjetër pamje metafizika, gjithsesi të panjohur. Kjo është forca që e bën pikëpamjen shkencore të Naim Krasniqit të jetë, thënë më së buti, provokuese, sepse hap një perspektivë dhe horizont tërësisht të ri”, ka shkruar Abazi për librin “Mikrobota, më ndryshe: një strukturë shumë më ndryshe e atomit”.

Librin e ka botuar shtëpia botuese Armagedoni dhe nga e hëna mund ta gjeni nëpër libraritë e Prishtinës, kurse nga fundi i javës tjetër, edhe në libraritë e qyteteve të Kosovës dhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...