E martë, 16 Prill, 2024

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si përfitohet, shuma që merrni dhe ku duhet ta tërhiqni

- Advertisement1-

Prej 1 janarit 2019, prindërit që lindin fëmijë në Shqipëri, marrin atë që quhet “bonusi i bebes”, pas një vendimi të miratuar nga qeveria shqiptare.

Duke qenë se ka shumë nëna që në faqen tonë na shkruajnë akoma lidhur me paratë që duhet të marrin, po jua risjellim edhe njëherë vendimin e publikuar nga Kryeministria.

- Advertisement -

Ndër të tjera në këtë vendim thuhet se edhe nënat me shtetësi shqiptare që lindin fëmijë jashtë shtetit mund të përfitojnë bonusin, por fëmijën duhet ta kenë regjistruar sipas afateve ligjore, të përcaktura në ligjin për gjendjen civile (Regjistrimi në Shqipëri shpjegohet në fund të materialit, ndërsa kur femija lind jashtë shtetit, duhet të interesoheni pranë ambasadave përkatëse. Regjistrimi i fëmijës në Britani. Regjistrimi i fëmijës në Itali. Regjistrimi i fëmijës në Gjermani.)

Ndërsa lidhur me shumën që përfitohet, është 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 800 mijë për fëmijën e dytë dhe 1 milion e 200 mijë lekë për fëmijën e tretë. Nëse lindni binjakë merrni 800 mijë lekë për secilin, qofshin fëmijët e parë, apo të dytë dhe nëse lindni trinjakë merrni 1 milion e 200 mijë lekë (të vjetra) për secilin.

Fëmijët e katërt apo më shumë marrin një bonus prej 1 milion e 200 mijë lekësh secili.

- Advertisement -

Paratë tërhiqen vetëm nga nëna ose babai në një nga bankat e nivelit të dytë , me të cilat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 38, të ligjit nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

- Advertisement -

VENDOSI:

Përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura dhe procedurën e dhënies së tij, si më poshtë vijon:
a) Në masën 40 000 (dyzet mijë) lekë për lindjen e fëmijës së parë;
b) Në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për lindjen e fëmijës së dytë;
c) Në masën 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim;
ç) Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë;

d) Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për secilin fëmijë.
Ndihmën e menjëhershme financiare (bonusi) sipas pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.
Nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, kryen veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010.
Pas regjistrimit kryen verifikimet e nevojshme për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) sipas pikës 1, të këtij vendimi. Procedura e verifikimit on-line për identifikimin e nënës së fëmijës së lindur dhe statusit të saj, si dhe mënyra e përfitimit të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Brendshëm.

Ndihma e menjëhershme financiare (bonusi) sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, i jepet nënës, menjëherë, pas lëshimit të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”, në përfundim të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Masa e ndihmës së menjëhershme financiare jepet në formën e një çeku, të emetuar në emër të nënës, dhe ose sipas rasteve të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, dhe të pagueshëm:
a) 35 (tridhjetë e pesë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
b) 75 (shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
c) 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
ç) diferenca e mbetur prej 5 (pesë mijë) lekësh, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Vlera e përcaktuar në çek tërhiqet në bankat e nivelit të dytë me të cilat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.Në rast se strukturat përgjegjëse konstatojnë përfitimin pa të drejtë të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi), Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale merr masa, sipas legjislacionit në fuqi, për kthimin e shumës së përfituar pa të drejtë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet në 1 janar 2019.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...

Blerond Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmën tuaj

Blerond Maraj nga Peja ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për trajtim jashtë...

A po i demotivojme fëmijët nga veshjet që i blejmë? Nga Marsida Simo (Sociologe)

  Bota e konsumit ka vite që është brendësuar në jetën tonë, duke filluar edhe...