E hënë, 20 Janar, 2025

Bojkotohet mësimi në një shkollë të Pejës, shkak rrëmbimi i një nxënësi

- Advertisement1-

Sot në Shkollën e Mesme të Ulët “Dardania” në Pejë, është bojkotuar mësimi, për shkak të rrëmbimit të nxënësit të klasës 7/3 nga një prind, rast për të cilin raportoi Front Online të shtunën mbrëma.

Ky person dyshohet se kishte rrëmbyer një nxënës të Shkollës së Mesme të Ulët “Dardania” në Pejë, ndërsa më pas, me mjet të mprehtë-thikë ka kanosur edhe prindin e nxënësit.

- Advertisement -

Lidhur me bojkotimin, Front Online është informuar nga një mësimdhënës.

“Do ju njoftoj se sot në shfmu ‘Dardania’ nuk është mbajt mësimi, shkak i kësaj ka qenë rrëmbimi i nxënësit nga një prind nga ora e mësimit, kjo(rrëmbimi) ka ndodhë të shtunën diku ka ora 12.55. Ju sugjeroj te kontaktoni me drejtorin e shkollës”, ka thënë ai.

E Sahara Ahmetaj është nëna e nxënëses së klasës 7/3. Ajo thotë se rastin e kishte paraqitur tek menaxhmenti i shkollës, por nuk kishin marrë masat e nevojshme, e tash rasti ka vijuar si problem mes prindërve.

“Sa herë që fëmijët kanë pas telashe mes vete kujdestarja është dashtë me i zgjidhë bashkë me drejtoreshën dhe në bashkëpunim me prindërit. Me rregullore të shkollës thuhet se kujdestari duhet ta respektoj trekëndëshin e bashkëpunimit prind-nxënës-kujdestar”, thotë ajo për Front Online.

Ajo tha se drejtoresha e shkollës ka qenë e njoftuar me kohë, por nuk e ka zgjidhur problemin.

|”Drejtoresha e shkollës nuk e ka zgjidhë problemin në shkollë por e ka lanë mu rrit problemi në këtë klasë dhe për fat të keq problemi i shkollës ka kalu tek prindërit dhe në Polici. Ka mujt me i zgjidhë këto probleme shkolla, mirëpo gjithmonë i ka injoru problemet e kësaj klase kujdestarja dhe drejtoresha”.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtoresha e kësaj shkolle, Drita Gjeravina, ka urdhëruar largimin e gazetarëve në objektin e shkollës.

Por më pas, pas ankesës së gazetarit të Front Online tek Drejtoria e Arsimit në Pejë, drejtori Naser Gega, ka ardhur tek vendi ngjarjes dhe është përgjigjur për gazetarët.

Ai ka treguar për problemin që kanë pasur prindërit dhe se tani po merren organet kompetente me rastin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...