Blerta Tairi, 13-vjeçarja nga Shkupi – ëndërron të bëhet modele, këngëtare e prezantuese

- Advertisement -

Është 13-vjeçare dhe ka marrë vendin e parë në “Model Kids”. Synon të bëhet modele, por ka nisur të merret edhe me muzikë, ndërsa pëlqen edhe prezantimin.

Kjo është Blerta Tairi nga qyteti i Shkupit, e cila në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka folur për karrierën e deritanishme dhe synimet për të ardhmen.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Një preznatim, nga jeni, mosha, ku vijoni mësimet?

Blerta Tairi: Jam nga Shkupi, 13 vjeçare, në klasën e 8-të në shkollën fillore “Liria”.

Kids of Kosova: Ju merreni me modelim. Në çfarë spektakle bukurie keni marrë pjesë deri tani dhe a keni fituar ndonjë çmim?

- Advertisement -

Blerta Tairi: Po unë merrem me modelim, në moshën 10-vjeçare kam marrë çmimin e parë në “Model Kids” te Rifat avdiu, organizuar në Prishtinë në vitin 2018.

Kam marrë pjesë edhe si moderatore në TV, e dasma dhe kam marrë shumë përvoj si dhe do të kish pasur dëshirë ndonjë TV nga Shkupi të më merrte ta prezatoja ndonjë emision.

Kids of Kosova: Përveç modelimit, a merreni edhe me muzikë apo…?

Blerta Tairi: Unë kam synime shumë të mëdha. Po merrem edhe me muzikë dhe synoj të bëhem edhe këngëtare, por edhe modele e prezantuese.

Kids of Kosova: Mesazhi juaj për të gjithë fëmijët?

Blerta Tairi: I ftoj të gjithë fëmijët që të marrin pjesë në aktivitete të ndrishme, siç janë modelizmi, këndimi, vallëzimi e shumë e shumë aktivitete të tjera.

(Kids of Kosova)