Blerta Krasniqi nga Kosova, ka shënuar një sukses të rëndësishëm akademik duke mbrojtur me sukses tezën e doktoraturës në fushën e Logopedisë pranë Universitetit Kombëtar të Komisionit të Edukimit në Krakov.
Ky moment përfaqëson një arritje të veçantë në rrugëtimin e saj shkencor dhe profesional, duke kurorëzuar vite përkushtimi, studimi dhe pune kërkimore në një nga institucionet e njohura të arsimit të lartë në Poloni.
Suksesi i Dr. Blerta Krasniqit nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një burim krenarie për komunitetin shqiptar, duke dëshmuar potencialin, profesionalizmin dhe përfaqësimin dinjitoz të të rinjve tanë në arenën ndërkombëtare akademike.
Me këtë rast, familjarë, miq dhe bashkëkombës i kanë përcjellë urimet më të përzemërta për këtë sukses të merituar, duke i dëshiruar Dr. Krasniqit shumë arritje të tjera në karrierën e saj shkencore, profesionale dhe personale.
Urime Dr. Blerta Krasniqi për këtë arritje të rëndësishme akademike!



