Blerta Hasani, zgjidhet mësuese e dalluar në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Blerta Hasani, është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë:

- Advertisement - M1

MËSIMDHËNËSJA E DALLUAR për vitin shkollor 2025/2026

Nga Komisioni për përzgjedhjen e mësimdhënësit/es së dalluar, pas një procesi vlerësimi të bazuar në kritere profesionale dhe pedagogjike, u përzgjodh mësimdhënësja e dalluar e SHFMU “Elena Gjika” mësimdhënësja MA. Blerta Hasani, për kontributin e saj të veçantë dhe të vazhdueshëm në procesin edukativo-arsimor.

Mësimdhënësja MA. Blerta Hasani njihet për profesionalizëm të lartë, përgjegjësi, përkushtim dhe etikë në ushtrimin e detyrës. Ajo shquhet për qasje bashkëkohore në mësimdhënie, zbatim të metodave inovative dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj zhvillimit akademik, social dhe emocional të nxënësve, të cilët i ka gjithmonë në qendër të punës së saj.

- Advertisement - m2

Përveç realizimit cilësor të plan-programeve mësimore, mësimdhënësja Blertë është e angazhuar edhe në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve kurrikulare dhe jashtëkurrikulare, duke kontribuuar në promovimin e vlerave edukative, kulturore dhe qytetare.

Bashkëpunimi i saj i vazhdueshëm me kolegët, prindërit dhe institucionet përkatëse përbën një shembull të praktikës së duhur profesionale.

Përkushtimi, korrektësia, përgjegjësia dhe karakteri i saj njerëzor e veçojnë si një mësimdhënëse të denjë për këtë vlerësim, duke reflektuar standardet dhe misionin e institucionit tonë arsimor.

Urime për këtë vlerësim të merituar dhe suksese të mëtejme për mësuesen Blertë!
🏫 Shkolla jonë e falënderon për kontributin e çmuar dhe i uron suksese të mëtejshme në garat komunale!