Blerta Hasani shpallet mësuese e dalluar në nivel komunal nga Komuna e Prishtinës

- Advertisement5 -

Në shkollën “Elena Gjika”, në Prishtinë, mësuesja Blerta Hasani është nderuar me titullin “Mësimdhënëse e Dalluar” në nivel komunal nga Komuna e Prishtinës, një vlerësim që njihet si njohje për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në edukimin e nxënësve, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ceremonia e ndarjes së mirënjohjes u zhvillua me praninë e Përparim Rama, Kryetarit të Prishtinës, dhe Samir Shahini, Drejtor i Arsimit.

- Advertisement - M1

Gjatë fjalës së tij, drejtuesit e institucioneve e vlerësuan Hasanin për qasjen bashkëkohore në mësimdhënie, përkushtimin ndaj zhvillimit të gjithanshëm të nxënësve dhe angazhimin e palëkundur në ngritjen e cilësisë së arsimit.

Njoftimi i shkollës:

MËSIMDHËNËSJA E DALLUAR NË NIVEL KOMUNAL – KOMUNA E PRISHTINËS

- Advertisement - m2

Me krenari dhe respekt të veçantë ndaj punës së palodhshme në arsim, ju njoftojmë se mësuesja e shkollës sonë, Blerta Hasani, është zgjedhur Mësimdhënëse e Dalluar në nivel komunal nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë ditë të veçantë, mësuesja Blertë u nderua me mirënjohje nga Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama dhe Drejtori i Arsimit z. Samir Shahini.

Ky vlerësim përfaqëson një mirënjohje të merituar për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në procesin edukativo-arsimor. Mësuesja Blerta shquhet për qasje bashkëkohore në mësimdhënie, përkushtim ndaj zhvillimit të gjithanshëm të nxënësve dhe angazhim të palëkundur në ngritjen e cilësisë në arsim.

Shkolla jonë shpreh falënderimin e sinqertë ndaj Komunës së Prishtinës për vlerësimin dhe mbështetjen që i jep mësimdhënësve, duke motivuar kështu përkushtimin dhe profesionalizmin në institucionet arsimore.

Mësueses Blerta Hasani i urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj profesional, shëndet dhe energji për të vazhduar misionin fisnik të edukimit të brezave të rinj.