E hënë, 20 Janar, 2025

Blerta Dibrani zgjedhet asistente në Departamentin e Gazetarisë në UP

- Advertisement1-

Blerta Dibrani pas shtatë vitesh angazhim në Universitetin e Prishtinës ku së fundmi ka mbajtur pozitën e zyrtares për media, ka njoftuar se nga ky vit akademik do të nis detyrën e re si asistente në Departamentin e Gazetarisë, shkruan AlbanianEducation.net.

Ajo përmes një postimi në Facebook thotë se është vullnetplotë për detyrën e re si asistente.

- Advertisement -

Njoftimi i saj:

#UPgrading 🆙

Rrugëtimi im në Universitetin e Prishtinës nga sot merr një drejtim tjetër. Gjithsej shtatë vite angazhim, nisur si praktikante në Fakultetin e Filologjisë, për të vazhduar si praktikante në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, zyrtare e Universitetit Veror Ndërkombëtar, asistente e Rektorit, e së fundi, zyrtare për media e Universitetit të Prishtinës.

Me nisjen e këtij viti akademik, jam e lumtur për rolin e ri si asistente akademike në Departamenti i Gazetarisë – UP, aty ku edhe u njoftova me Universitetin e Prishtinës, si studente në po këtë departament.

Jam pafund mirënjohëse për përvojat e fituara, e për secilin që i ka kontribuar këtij rrugëtimi. Po ashtu, tejet e emocionuar dhe vullnetplotë për detyrat e reja.
#UnëJamUP, gjithmonë ❤

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...