Blerja e librave, këto janë 6 pyetjet që duan përgjigje sipas ish-ministres së Arsimit

- Advertisement -

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka reaguar sërish për mënyren e blerjes së teksteve shkollore.

- paragrafi 1 -

Ajo ka ngritur disa pyetje duke thënë se këtë vit do të ketë më së shumti nxënës në klasa që do të kenë mungesë të teksteve shkollore.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Mbajeni mend: Këtë vit shkollor, pas 15 viteve ka me pasë nxënës në çdo shkollë dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat

A e dinë trumpetuesit e pushtetit sa është numri i prindërve që s’po munden fare të aplikojnë në eKosova?

- Advertisement -

A e dinë ata që MASHTi ka vendosë kritere përjashtuese, si ai i moshës?

A e dinë ata sa është numri i prindërve që i kanë llogaritë bankare të bllokuara?

A e dinë ata sa është numri i prindërve të cilëve sapo të ju dalin mjetet e librave do të ua merr përmbaruesi, për shkak se nuk kanë arritë t’i paguajnë me kohë faturat e ujit të ngrohjes apo ndonjë obligimi tjetër?

A mund të na tregoni se kur pritët sipas juve që të filloj mësimi?

Pyesni vetën sinqerisht që duke marrë parasysh rrethanat a ka mundësi reale që ka me pasë nxënës që asnjëherë gjatë këtij viti shkollor s’kanë me arritë me i pasë komplet të gjitha librat?

Veç ju lavdëroheni me dështime!