Blerim Tmava zgjedhet mësimdhënës i dalluar i shkollës “Abdullah Shabani”

- Advertisement5 -

Në shkollën “Abdullah Shabani” në Mitrovicë u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve që kishte për rend dite zgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar.

- paragrafi 1 -

Mësimdhënës i dalluar u zgjodh arsimtari i artit figurativ, Blerim Tmava, përmes votës së fshehtë.

- Advertisement -

Shkolla e vlerësoi angazhimin e arsimtarit Tmava duke e cilësuar si mësimdhënës i përgjegjshëm, i kujdesshëm dhe gjithmonë i gatshëm të kontribuojë në të gjitha proceset brenda shkollës.

Postimi nga faqja e shkollës:

Sot, me datë 26 janar 2023, u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, me rend dite:

- Advertisement -

1. Zgjedhja e “Mësimdhënësit të dalluar”.

Mësimdhënësi i dalluar edhe kësaj here u zgjodh në mënyre shumë demokratike, me votë të fshehtë.

Nga dy kandidatë të nominuar, çmimin “Mësimdhënës i dalluar” e fitoi Blerim Tmava.

Blerim Tmava është arsimtar i lëndës art figurativ, puna e tij e palodhshme me nxënësit si në cilësinë e arsimtarit të lëndës ashtu edhe si kujdestar klase e veçon Blerimin si një mësimdhënës të përgjegjshëm, i kujdesshëm, i afërt me nxënësit, gjithmonë i gatshëm që të kontribuojë në të gjitha proceset në kuadër të shkollës, shumë kolegial, kreativ në mësimdhënie etj.

I gjithë kolektivi i shkollës uron arsimtarin Blerim për çmimin meritor!