Blerim Selmonaj është rizgjedhur drejtor i shkollës “Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë të Deçanit, shkruan AlbanianEducation.net.
Ai thotë se ky besim është një përgjegjësi e madhe për të.
“Premtoj se së bashku do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, transparencë dhe profesionalizëm, për të arritur rezultate edhe më të mira dhe për të ndërtuar një të ardhme sa më të ndritur për nxënësit tanë”, ka thënën ai.
Postimi i tij:
SHFMU”Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë
Me rastin e rizgjedhjes sime si drejtor i shkollës, shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë ata që më kanë besuar dhe më kanë përkrahur në këtë rrugëtim.
Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Një falënderim i veçantë shkon për kolegët mësimdhënës, të cilët me përkushtimin e tyre janë shtylla kryesore e suksesit tonë, si dhe për komunitetin e prindërve për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë.
Po ashtu, mirënjohje të veçantë për diasporën tonë, e cila vazhdimisht ka qenë pranë nesh me mbështetje dhe kontribut të çmuar.
Ky besim është një përgjegjësi e madhe për mua. Premtoj se së bashku do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, transparencë dhe profesionalizëm, për të arritur rezultate edhe më të mira dhe për të ndërtuar një të ardhme sa më të ndritur për nxënësit tanë.
Faleminderit nga zemra të gjithëve!
Me respekt, drejtori i shkollës Blerim Selmonaj