E hënë, 6 Janar, 2025

Blerim Latifi: Dikur nuk i lejonin me shku në shkollë çikat e Kosovës, sot po duan t’i mbulojnë e arabizojnë

- Advertisement1-

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar sërish për debatin rreth kërkesës #ndryshoni_ua_për_shaminë që për qëllim ka largimin e udhëzimit administrativ të vendosur nga Ministria e Arsimit vite më parë që ndalon hyrjen në shkollë fillore dhe të mesme me uniformë fetare.

“Dikur nuk i lejonin me shku në shkollë, pastaj, në një kohë tjetër, i helmonin në shkolla, pastaj erdhi një kohë kur i vrisnin, i masakronin e i përdhunonin, e sot, sot në liri, po duan t’i zezojnë, t’i mbulojnë, t’i arabizojnë, t’u vënë në ballë shenjën e të qenit pronë e burrave primitive”, ka shkruar Latifi në Facebook.

- Advertisement -

Ai thotë se politikanët heshtin sepse “kalkulojnë në vota”.

“Dhe politikanët heshtin, sepse mendjen e kanë veç te pushteti i tyre personal, te votat, për të cilat janë në gjendje të koketojnë edhe me dreqin e me t’birin.

Heshtin edhe intelektualët”, ka shkruar ndër tjerash ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësimdhënësi Hajredin Ademi nga Bujanoci

Ka vdekur mësimdhënësi Hajredin Ademi nga Bujanoci. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Sezai Surroi",...

Avokati i Popullit: Momentalisht nuk ekziston kufizimin i të drejtës së vijimit të mësimit ndaj vajzave me shami

Çështja e bartjes së shamisë në shkolla që ndryshe njihet edhe si hixhab, vazhdon...

Nga Xhafer Avdyli: Mësimi tërditor – dobitë dhe të metat

Mësimi tërditor (full-time schooling) në Kosovë, si një formë organizimi të procesit mësimor, ka...

Rama për investimet arsimore: Mjedise moderne për nxënësit dhe studentët

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga investimet për infrastrukturën arsimore përmes një postimi...