Sot, profesori i shkollës “Abdullah Shabani”, Blerim Carani, ka kurorëzuar punën dhe përkushtimin e tij akademik me titullin Doktor i Shkencave në fushën e historisë.
Blerim Carani është një emër i njohur në qytetin e Mitrovicës, jo vetëm për kontributin e tij të palodhshëm në fushën e arsimit, por edhe si një nga kryetrajnerët e parë në Republikën e Kosovës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sportit vendor dhe në edukimin e brezave të rinj.
Ky titull përbën një tjetër gur themeli në karrierën e tij të pasur dhe një shembull frymëzues për të gjithë ata që punojnë me pasion dhe përkushtim për dijen dhe shoqërinë.