Bleona Shalaj nga Istogu zë vendin e parë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe për klasat e IX-ta

- Advertisement5 -

Nxënësja Bleona Shalaj e shkollës “Bajram Curri” në Istog ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe për klasat e IX-ta, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ky sukses i jashtëzakonshëm i mundësoi asaj pjesëmarrjen në garën ndërshtetërore Kosovë–Shqipëri, e cila do të mbahet më 23 maj në Prishtinë.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës “Bajram Curri” në Istog:

VENDI I PARË 🥇

Bleona Shalaj

- Advertisement - m2

Nivel shtetëror

Olimpiada e Gjuhës Shqipe

Në Fazën e III-të të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe në nivel shtetëror, e mbajtur më 09.05.2026 në Prishtinë, ku morën pjesë nxënësit e klasave të IX-ta dhe e cila u realizua në ambientet e Fakultetit të Edukimit, nxënësja e shkollës sonë “Bajram Curri” në Istog, Bleona Shalaj, u kualifikua me rezultatin më të lartë, duke zënë vendin e parë 🥇 nga nxënësit pjesëmarrës të Komunës së Istogut.

Ky sukses i jashtëzakonshëm i mundësoi asaj pjesëmarrjen në garën ndërshtetërore Kosovë–Shqipëri, e cila do të mbahet më 23.05.2026 në Prishtinë.

Urime Bleonës për këtë arritje të shkëlqyer dhe suksese të mëtejshme në përfaqësimin e shkollës dhe komunës sonë! 🌟

Urime dhe përgëzime për punën aktive të Aktivit të Gjuhës Shqipe, e në veçanti përkushtimit të arsimtares Marigona Buleshkaj.

701901581 1005045305434073 1152490720944071659 n

Shqip | English