Drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu u ka bërë thirrje prindërve që të denoncojnë çdo rast dhune ndaj fëmijëve të tyre. Këtë thirrje, Fevziu e bëri duke marrë shkas nga ngjarja e vajzës 3 vjeçar në kopshtin “Stinët” që ju thye këmba nga edukatorja.
Fevziu insistoi që çdo rast të denoncohet, edhe nëse nuk kanë besim te institucionet.
Denata Toçe: Fakti që prindërit nuk denoncojnë është kjo, nuk kanë besim nga sistemi. Nuk ka ndëshkueshmëri. Nuk ka ndëshkueshmëri dhe shkojnë i drejtohen Saimirit.
Blendi Fevziu: Fakti që s’ke ndëshkueshmëri s’do të thotë që mos shkosh ta denoncosh. Të paktën ta kesh se pastaj ata…
Denata Toçe: Sot instanca më e besueshme është programi investigativ.
Blendi Fevziu: Jam dakord, po të lutem mos ju thuaj prindërve që mos denonconi më, se pastaj… ta bëjnë edhe mos i ndahen derës së policisë, ore t’i zënë rrugën në qoftë se shefi s’e ka bërë.
Denata Toçe: Do heqin dhe nja 2-3 persona nga puna.
Blendi Fevziu: Epo mirë të paktën dhe ashtu të bëhet. Po jo dhe mos ta denoncojë.
Denata Toçe: S’po them mos e denoncojnë, s’kam besim tha.
Blendi Fevziu: Po mirë prapë atje të rrish, para derës së policisë. Atje mos e lër as shefin, as shefin e krimeve, asnjërin brenda. Mund mos kenë besim te sistemi por kjo nuk do të thotë mos denoncojnë.
/tvklan.al