QENDRA PËR STUDIME KLINIKE E FAKULTETIT JURIDIK PO ZHVILLOHET NË VAZHDIMËSI DHE PO E PËRMBUSH MISIONIN E SAJ
Blendi Bekteshi, Albin Morina dhe Kaltrinë Hyseni kanë filluar të jenë pjesë e programit dinamik të klinikave ligjore, duke u bërë grupi i parë i studentëve si pjesë e Qendrës për Studime Klinike.
Përmes memorandumit të lidhur me Agjencinë Ndihmë Juridike Falas, studentët fillimisht janë angazhuar në praktikë tre (3) mujore pranë këtij institucioni, ndërsa që nga muaji janar 2023, ndihma juridike në formë të këshillimit është bërë nga zyra që kjo qendër ka në objektin e Fakultetit Juridik.
Gjatë kësaj kohe studentet e angazhuar janë certifikuar nga UNHCR për programin “Mbrojtja e të drejtave të Refugjatëve”, kanë marrë pjesë në tryeza dhe takime të ndryshme lidhur me ndihmën juridike për grupet vulnerable të organizuara nga EUKOJUST si dhe kanë vizituar Fakultetin Juridik në Podgoricë për të shkëmbyer njohuritë dhe praktikat.
Fakulteti Juridik ka bërë një ndryshim thelbësor në plan programin mësimor, duke krijuar klinikat ligjore, të cilat do të jenë shtylla kryesore aspektit praktik të studimeve themelore por edhe atyre master. Klinikat ligjore në Fakultetin Juridik ndjekin modelet më të mira Evropiane dhe më gjerë dhe kanë në epiqendër ndihën juridike falas. Studentët pjesëmarrës të klinikave ligjore, sikur Blendi, Albini dhe Kalrtrina do të jenë shtylla kryesore e suksesit të konceptit të ri të mësimit klinik. Puna e studentëve, në kuadër të klinikave ligjore në vazhdimësi do të mbikëqyret nga Profesorët dhe profesionistët nga praktika.
Për të arritur një sukses të mësimit klinik, Fakulteti Juridik ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Odën e Avokatëve të Kosovës dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.
Fakulteti Juridik falënderon studentët Blendi Bekteshi , Albin Morina dhe Kaltrina Hyseni, për punën e bërë deri tani