“Bledar Jushi ka mbaruar anglisht dhe për disa vite ka dhënë mësim në shkollën 9 vjecare në Rrëshen, një mësuesi i ri pasionant, që kishte bërë vend në zemrat e fëmijëve ketu për korrektësine, aftësitë spjeguese dhe natyrën e tij solidare, por erdhi një ditë që ai e la Rrëshenin, e la Mirditen, e la Shqipërinë për të shkuar si mësues i anglishtes, në një vend që pak kush do e mendonte, pikërisht në Kinë.
Ai na rrëfen përjetimet e tij si mësimdhënës, pikërisht në vendin më të populluar të botës.
Nxitja nga një mik që kishte emigruar në Kinë.
Bledi rrëfen se ishte muaj Tetor i vitit 2017 kur nje mik, qe kishte emigruar nje vit me pare ne Kine, me thote, pse nuk e provon te aplikosh perderisa kerkesa per mesues te gjuhes angleze eshte shume e larte si dhe shperblehet gati kater here me shume se ne Shqiperi.
Fakti qe ishte nje shqiptar qe e kishte provuar si eksperience per me shume se nje vit dhe ishte i kenaqur me rezultatin me shtyu te beja kete levizje qe kerkonte guxim dhe kosto te larte monetare.
Pasi kalova intervisten me nje rekrutues te shkolles ku aktualisht punoj, bera gati dokumentet e nevojshme dhe aplikova per vize ne ambasaden kineze. Me te dale viza e punes thashe me vete: te dale ku te dale! E kisha marre parasysh dhe zhgenjimin, u nisa dhe pas pese ditesh u gjenda perballe nje klase me 50 nxenes kineze.
Problemi i parë me ushqimin.
Impakti i pare me nje kulture dhe menyre jetese te “cuditshme” per ne. Si cdo emigrant qe vendoset per here te pare ne nje shtet te huaj dhe une kisha parasysh se do kem veshtiresi te pershtatem me jeten dhe punen ketu, por se do me dilte aq shume pune sidomos me ushqimin nuk ma kishte marre mendja. Diten e pare me tha supervizorja e mesuesve te shkoja per te ngrene dreken me mesuesit kineze, por hezitova dhe i thashe: sapo kam ngrene!
Shkova ne supermarket, asnje nuk fliste anglisht, artikujt te gjithe made in China kur me kap syri “Imported food”, thashe: eh shyqyr, me ne fund i gjeta!…Afrohem aty, dhe shoh cokollata, patatina, red bull (version kinez) dhe fara lule dielli. E kalova ate dite me cokollata. Te nesermen shkova te provoj ndonje ushqim te hajrit per dreke. E prisja ne fakt (oriz) dhe duhej ta haja me shkopinj. Kishte dhe nje supe perimesh, por i kishin hedhur me shume speca djeges se sa uje.
Pas ores 6 te pasdites dilja te njihesha me jeten e komunitetit aty rrotull, njerez plot duke ecur, duke kercyer grupe grupe (kjo behej ne vend të palestres), restorante plot, por fatkeqesisht asnje nuk ofronte ushqim per ne, ne disa rruge vinte era e pusetave qe te bente te ndryshoje drejtim, shume njerez mbanin maska ne hunde ( nga ato te kirurgeve) nga ajri i ndotur.
Shkoja mengjesesh ne pune dhe u thoja sic e kemi kulture: miremengjes, por asnje nuk ma kthente, ishin aq te perqendruar ne planin ditor sa nuk e degjonin kush po flet dhe cfare po thote, nejse, “shih e bej thone”, fillova te bej si ata dhe une. Tani qe kam mesuar te flas gjera te perditshme ne gjuhe kineze me eshte lehtesuar shume komunikimi me koleget. Gjithashtu po vazhdoj nje kurs 6 mujor per gjuhe kineze, e cila them se do me sherbeje ne te ardhmen.
Kinezët, spartanë në disiplinë.
Me dhane rregulloren ku pika e pare ishte vonesa ne pune, per nje minute me vonese hiqeshin 200 yuan. Duke qene se per 8 vite pune qe kisha ne Shqiperi nuk ia kisha bere vendin te me hiqen qofte dhe 5 leke per vonesa ne pune apo disipline, normalisht qe do shkoja ne pune 5 minuta para dhe me kete rast do merrja dhe levdatat nga drejtoresha per mesues i mire. (E kane fiksim orarin keta). Eksperienca prej 8 vitesh ne Shkollen 9 -Vjecare Nr.2 Rreshen ka qene nje plus shume i madh per ambjentimin ne kohe rekord ne shkollen ku jap mesim.
Vijne shume te huaj nga shtete te ndryshme sidomos nga Rusia, Ukraina, Armenia, Serbia,Italia por shume pak prej tyre e perfundojne kontraten njevjecare per shkaqe te ndryshme, por me kryesorja eshte perballja me klasa te medha dhe numri i larte i oreve mesimore. ( Ne shqiptaret jemi rrace vertete e forte). Tani qe kam kaluar nje vit e kater muaj, mund te them se ndjehem shume me komod ne pune dhe ja ka vlejt mundi dhe sakrifica qe kam bere.
Nxenesit shqipetar dhe nxënësit kinezë për gjuhët e huaja.
Nxenesit kineze, sa i perket gjuheve te huaja, nuk kanë të krahanasuar me shqiptarët. Fëmijët në Shqiperi jane te paarritshem ne pervetesimin e gjuheve te huaja.
Ketu në Kinë vetem gjuhe angleze mesojne dhe kane shume veshtiresi, sidomos ne artikulimin e fjaleve dhe gramatikën. Gjithashtu kam degjuar nga koleget kineze se ka shume nxenes qe nuk arrijne te shkruajne dhe lexojne ne menyre te mjaftueshme.
Mesuesit shqiptar dhe mesuesit kinezë.
Shume nga patriotet tane ankohen se mesuesit nuk jane te mire, nuk kane arsim etj. Jemi mesuar vetem te gjykojme dhe nuk shohim asnjehere anen pozitive tek mesuesit.
Ketu në Kinë mesuesit japin dije si te jene robote, mesojne permendesh dhe spjegojne ashtu sic e kane marre informacionin, pa perdorur ndonje metodike dhe pa fare kreativitet.
Ne Shqiperi mesuesit bejne trajnime dhe u imponohen metodika te ndryshme dhe mjaft efikase ne rritjen sa me te shpejte te nivelit te nxenies. Ne shqiperi ka probleme te tjera, qe ndikojne ne keqedukimin e femijeve dhe nese duam t’i dallojme cilat jane apo nga burojne, duhet komunikim gjitheperfshires dhe i vazhdueshem. Do thoni ju, po s’na lejne hallet…epo duhet pak sakrifice.
Kam shume e shume per te shtuar se Kina eshte e madhe, si rrjedhoje dhe eksperiencat jane te shumta por po e mbyll me kaq duke ju pershendetur te gjithe mirditoret kudo jeni! Shendet,fat e mbaresi ne familjet tuaja!
Bledi, Guangzhou, Kine, shkurt, 2019.”