E diel, 19 Janar, 2025

“Blah, blah, blah”, reagimi epik i Thunberg për marrëveshjen e klimës

- Advertisement1-

Pas arritjes së marrëveshjes që synon të shmangë ndryshimet e rrezikshme klimatike është arritur në samitin COP26 në Glasgow, ka reaguar aktivistja e mjedisit, Greta Thunberg.

Për shtetet që u dakorduan që heqja e përdorimit të energjisë së qymyrit të bëhet gradualisht, Thunberg i pati disa fjalë, ku shkroi: “blah, blah, blah”.

- Advertisement -

“Puna e vërtetë vazhdon jashtë këtyre sallave. Dhe ne nuk do të dorëzohemi kurrë, kurrë. Nëse nuk arrijmë të bëjmë shkëputje të menjëhershme, drastike, të paprecedenta, atëherë kjo do të thotë që ne po dështojmë kur flitet për krizën klimatike”, ka shkruar ajo në Facebook.

Pakti i Glasgow për Klimën është marrëveshja e parë klimatike që planifikon në mënyrë eksplicite reduktimin e qymyrit, karburantin më të keq fosil për gazrat serrë.

Marrëveshja kërkon shkurtime më urgjente të emetimeve dhe premton më shumë para për vendet në zhvillim, për t’i ndihmuar ato të përshtaten me ndikimet klimatike.

Megjithatë, zotimet nuk shkojnë edhe aq larg sa të limitojnë rritjen 1.5 gradë Celcius të temperaturës

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Viti i Ri – origjina dhe karakteristikat e tij

Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë...

Sa Flamura, Nëntora e Vlora i ka Kosova?

28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria...

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...