E diel, 19 Janar, 2025

Biznesmeni Ramiz Kelmendi del me një propozim: Një mes i artë prej 85 eurove dhe të ndërpritet greva në arsim

- Advertisement1-

Biznesmeni dhe politikani Ramiz Kelmendi thotë se Qeveria dhe sindikatat e punëtorëve të sektorit publik duhet ta gjejnë një mesatare në mes të 50 eurove që i ofron Qeveria dhe kërkesës prej 100 eurosh nga sindikatat.

Në një mënyrë interesante, Kelmendi propozoi që zgjidhja për këtë ngërç të jetë “një mes i artë prej 85 eurosh”.

- Advertisement -

Ai thotë se kjo “duhet të hapte rrugën e bashkëbisedimit të mëpastajm mes palëve dhe arsyetimit të vlerave tjera”.

Postimi i Ramiz Kelmendit:

Disa fjali ne lidhje me filimin e vitit te ri shkollor 2022/2023

Çuni i cili pasi mbushi vitet për të filluar klasën e parë dhe sheh që mësimi nuk po fillon e pyet nënën;

Çuni: Nënë e dashur, përse nuk fillon mësimi?

Nëna: Ka hasur në ngërç ekonomik çuni im.

- Advertisement -rrrrrrr

Çuni: Ç’është ky ngërç ekonomik, nënë?

Nëna: Qeveria po ofro 50 euro ngritje pagë prkohësisht, mësuesit në anën tjetër po kërkojnë 100 euro të përhershme.

Çuni: Nënë, a nuk kanë ndonjë mesatare këta?

Nëna: Duhet të kenë, sepse mesatarja ka zgjedhur shumë mosmarrëveshje.

Duke e parë këtë dramë, nevoja e çunit dhe tëe tjerëve që të shkojnë në shkollë është e domosdoshme, por, duke parë se edhe kostoja jetësore e mësuesit është rrite, mendoj se te dy palët me kërkesa të drejta, të arsyetuara, duhet të gjejnë një mesatare në mes të 50 eurove të përkohshme dhe 100 eurove të përhershme. Një mes i artë prej 85.oo eurosh duhet të hapte rrugën e bashkëbisedimit të mëpastajm mes palëve dhe arsyetimit të vlerave tjera.

Dua të besoj që edhe kjo kërkesë është e arsyeshme. Duhet që mësuesi, arsimtari, profesori dhe të tjerë kërkues, të jenë të përkushtuar për mësim, edukim, avansim si personal ashtu edhe professional në mënyrë që të jenë në hap me kohnë. Nuk duhet pritur që mësuesi dhe të tjerët të kenë edhe punë dytësore për mbijetesë e pastaj kjo të ndikoj edhe në kualitetin jetësorë të mësuesit dhe kualitetin e dijes arsimore që e ndanë.

Veproni!

RK

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...