Bislim Brahimi nga Mitrovica, fiton titullin Doktor i Stomatologjisë

- Advertisement5 -

Një tjetër storie suksesi vjen nga Mitrovica. I riu Bislim Brahimi, pas shumë vitesh përkushtimi dhe pune të palodhshme në studime, ka fituar sot, më 26 dhjetor 2025, titullin Doktor i Stomatologjisë.

- paragrafi 1 -

Dr. Bislim Brahimi ka shprehur krenarinë dhe privilegjin për profesionin që ka zgjedhur, duke theksuar njëkohësisht vetëdijen për obligimet dhe përgjegjësitë që ky profesion i rëndësishëm mbart.

- Advertisement -

Në këtë arritje të rëndësishme akademike, ai ka falënderuar veçanërisht prindërit e tij për mbështetjen dhe sakrificat e bëra gjatë rrugëtimit të tij arsimor.

111 1

Po ashtu, mirënjohje ka shprehur edhe për motrat e tij, Vesën dhe Rigën, si dhe për të gjithë anëtarët e familjes së gjerë dhe miqtë që e kanë mbështetur në këtë rrugë.

- Advertisement -

Arritja e Dr. Bislim Brahimit përbën një shembull frymëzues për të rinjtë dhe një kontribut të vlefshëm për fushën e shëndetësisë dhe stomatologjisë në vend. /Jepi Zë