Biskota SEMPRE e fletore, LIRI gëzon me dhurata nxënësit e shkollës “Hamëz Thaçi” në Xërxë të Rahovecit

- Advertisement -

Kompania LIRI vazhdon të gëzojë nxënësit e klasave të para anekënd vendit.

- paragrafi 1 -

Së fundmi u janë dërguar dhurata nxënësve të klasës të parë të shkollës “Hamëz Thaçi” në fshatin Xërxë të Rahovecit, shkruan AlbanianaEducation.net.

- Advertisement -

Të vegjëlit janë gëzuar, pasi iu është dhuruar biskota e tyre e preferuar SEMPRE si dhe një fletore që është mjaft e nevojshme për ta.

Albanianeducation.net me leje të Drejtorisë të shkollës dhe prindërve, ka bërë disa fotografi kur u janë shpërndarë dhuratat të vegjëlve, dhe ata shihen tejet të lumtur.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës, Setki Kryeziu, ka falënderuar kompaninë LIRI për dhuratat dhe gëzim që sjelli tek nxënësit e klasës të parë.

Kompania LIRI çdo muaj gëzon shumë nxënës parafillor e të klasave të para në mbarë vendin.

*Fotot e nxënësëve janë publikuar me lejen e prindërve dhe Drejtorisë të shkollës.

/AlbanianEducation.net/.