E diel, 19 Janar, 2025

Bisedoni me fëmijët sikur të jenë të mëdhenj – belbëzimi vetëm do t’i pengojë

- Advertisement1-

Shkaqet janë të ndryshme përse fëmija fillon të belbëzojë dhe përse ndodh regresioni në të folur.

Në shikim të parë fëmija i cili belbëzon tingëllon simpatike, mirëpo duhet qenë i kujdesshëm që kjo të mos kalojë në ndonjë çrregullim më serioz në të folur.

- Advertisement -

– Belbëzimi më së shpeshti ndodh për shkak të zhvillimit joproporcional të komponentit të gjuhës së të folurit në tru dhe gatishmërisë motorike që fëmija të riprodhojë atë që ka dëgjuar dhe atë që dëshiron ta thotë, thonë ekspertët.

Me kalimin e kohës kjo te fëmija harmonizohet, mirëpo nëse jo, është e nevojshme të kërkohet ndihmë profesionale.

Shkaqet janë të ndryshme përse fëmija fillon të belbëzojë dhe përse ndodh regresioni në të folur.

Njëri shkak është lindja e vëllait apo e motrës, prandaj në atë mënyrë dëshiron të tërheqë vëmendjen e prindërve, e cila tashmë i “është marrë”.

Shkaku tjetër mund të jetë që fëmija ka konstatuar që mund të arrijë deri te ajo që ai dëshiron të kthejë vëmendjen.

– E vetmja mënyrë që fëmija të zhvillojë shprehitë e drejta të të folurit është që t’i drejtoheni me fjalë të qarta dhe të kuptueshme. Duhet shmangur belbëzimin dhe imitimin e fjalëve të tij të pazhvilluara.

- Advertisement -rrrrrrr

Me fëmijën që nga periudha e hershme duhet të bisedohet si me të rriturit, ndërkaq nëse fëmija belbëzon, nuk bën t’i kushtohet kësaj kujdes, këshillojnë logopedët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...