E hënë, 10 Shkurt, 2025

`Biologji molekulare`, program i ri në UP, do të pranohen 30 studentë

- Advertisement1-

Universiteti i Prishtinës në vitin akademik 2023/2024 pritet t`i ketë edhe 12 programe të reja, të cilat janë në procesin e akreditimit.

Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, maturantët nga tetori i këtij viti mund të zgjedhin të studiojnë në programin e ri Biologji molekulare e cila është akredituar nga KSHC në periudhë tre vjeçare për studime themelore në UP. Si vit i parë në këtë program janë paraparë të pranohen 30 studentë.

- Advertisement -

Departamenti i biologjisë në vitin e ardhshëm akademik do të ketë edhe një program atë Biologji molekulare.

Biologjia molekulare ka marrë vendimin e akreditimit më 19 prill të këtij viti. Këshilli Shtetëror i Cilësisë i ka dhënë dritën e gjelbër për veprimtari studimore, hulumtuese e shkencore programit Biologji Molekulare për periudhë tre vjeçare në studimet themelore.

Në këtë program për vitin akademik 2023/2024, parashihet të pranohen 30 studentë.

Në procesit e akreditimit nga Universiteti i Prishtinës si programe të reja për vitin e ardhshëm akademik janë gjithsej 12 programe në fusha të ndryshme studimi.

Universiteti i Prishtinës numëron gjithsej 133 programe studimi. Në nivelin themelor të studimeve janë 64 programe, në atë master gjithsej numërohen 65 programe studimi. E në nivelin e tretë të studimeve apo të doktoratës në UP janë 4 programe studimi/RTK/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësi 16-vjeçar nga Prishtina denoncon policinë, thotë se u rrah në drejtorinë e shkollës

Një nxënës 16 vjeçar i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, O.M. po pretendon se është...

Pensionohet Shaban Mazreku, punëtor teknik i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Është pensionuar punëtori teknik Shaban Mazreku i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Njoftimi i shkollës: Në...

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...