Biologia Merita Vita Xhetani: Pse do jetonim 1000 vjet nëse do varej vetëm nga gjenetika

- Advertisement -

Biologia gjenetike, Merita Vita Xhetani thotë se njeriu mund të jetonte 1000 vjet, nëse kjo do të varej vetëm nga gjenetika.

- paragrafi 1 -

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Xhetani nënvizoi se kjo i korrespondon jetës së një qelize në qelq ose in vitro.

- Advertisement -

“Fjala 1000, nuk i korrespondon jetës reale; i korrespondon jetës së një qelize në qelq ose in vitro, asaj e cila mund të shfrytëzojë kapacitetin maksimal të kromozomeve dhe gjeneve të saj, në dispocizion të mirëmbajtjes së vetes dhe qelizave përreth. Por organizmi është shumë më kompleks se kaq. Mekanizmi i njeriut është i varur nga mënyra se si ai ndikohet nga stimujt e jashtëm”, theksoi ajo.

Një grup shkencëtarësh kinezë kanë prodhuar një ilaç që simulon efektet e agjërimit në qeliza, duke aktivizuar një enzimë që rregullon konsumin e energjisë dhe redukton akumulimin e yndyrës.

Përbërja kimike e cila zgjati në mënyrë të shëndetshme jetëgjatësinë te minjtë dhe krimbat, mund të përdoret gjithashtu te njerëzit si një terapi për trajtimin e çrregullimeve metabolike si diabeti dhe mëlçia e dhjamosur. Rezultatet e studimit u publikuan në “Nature Metabolism”.

- Advertisement -

Ilaçi i quajtur “aldometanib” ka zgjatur jetëgjatësinë e krimbave nga 18 në 26 ditë dhe të minjve me të paktën 7.5%. Brejtësit treguan gjithashtu nivele të ulëta të glukozës në gjak dhe përmirësim të mëlçisë së dhjamosur.