E shtunë, 18 Janar, 2025

Binjakët e ngjitur bashkohen me nënën pas 101 ditëve

- Advertisement1-

Një nënë siriane u bashkua pas 101 ditëve me binjakët e saj të ngjitur. Ajo u ndihmua që t’i takonte foshnjat nga autoritetet turke, të cilat e sollën në Ankara nga pjesa veriore e Sirisë.


Binjakët e quajtur Bessam dhe Ihsan, u lindën më 25 tetor të vitit të kaluar në Idlibin e rrënuar nga lufta. Babai i tyre, Mahmoud Salih, kërkoi ndihmë në Turqi pasi mori vesh për gjendjen e fëmijëve pas lindjes.

- Advertisement -

Autoritetet turke iu përgjigjën pozitivisht kërkesës. Binjakët fillimisht u dërguan në provincën Hatay dhe më pas u transferuan në Spitalin Universitar të Ankarasë për trajtim, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Binjakët për më shumë se tre muaj qëndruan në spital pa nënën e tyre, por zyrtarët bënë përpjekje që në spital ta sillnin edhe nënën e tyre dhe tre fëmijë të tjerë të familjes.

Nëna e fëmijëve, Lubaba, tha se ka përjetuar kohë sfiduese dhe është sëmurë për shkak të mungesës së binjakëve. Ajo falënderoi autoritetet turke dhe punëtorët shëndetësorë për kujdesin e treguar ndaj foshnjave të saj.

Mjekët thanë se operacioni për ndarjen e binjakëve është i ndërlikuar dhe do të bëhet në disa faza, në mënyrë graduale.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...