Bie nga funksioni ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit

- Advertisement -

Ueb-faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka rënë nga sistemi.

- paragrafi 1 -

Shpresa Kokollari-Berisha, Zyrtare e Lartë për Komunikim me Publikun në MASHTI tha se problemin e kanë adresuar tek Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe janë duke punuar në rikthimin e faqes.

- Advertisement -

“Nga fundi i orarit te punës e pamë se ueb faqja ishte jashtë funksionit, problemin e adresuam në ASHI, janë duke punuar në rikthimin e faqes sa më shpejtë që të jetë e mundur”- tha shkurt Kokollari-Berisha.

/Kallxo.com