E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Bie ndjeshëm numri i studentëve në Universitetet e Kosovës

- Advertisement1-

Në Kosovë, sipas statistikava nga ASK-ja në bashkëpunim me MASHTI-në, bëhet e ditur se nga viti 2022, ka rënie të studentëve në Universitet e Kosovës, me mbi 17 mijë më pak se vitin 2021. Ndërsa, numri i përgjithshëm i fëmijëve, nxënësve dhe studentëve në të gjitha nivelet e arsimit në sektorin publik dhe privat për vitin 2022, ka dalë të jetë mbi 20 mijë më pak se vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), kanë nxjerrë një raport me statistika, ku është bërë e ditur se numri i studentëve në Universitetet e Kosovës ka rënie, krahasuar me vitin 2020.

- Advertisement -

Numri i studentëve nga viti 2020/2021 në arsimin universitar ishte 95 mijë e 335, prej tyre 54 mijë e 753 studentë ishin në universitetet publike, ndërsa në kolegjet private kanë qenë, gjithsej, 40 mijë e 582 studentë.

Ndërsa, tani numri i studentëve në arsimin universitar është 82 mijë e 389, prej tyre në universitetet publike, gjithsej, 50 mijë e 188 studentë, ndërsa në kolegjet private, 32 mijë 201 studentë.

Ndërsa, sa i përket numrit të përgjithshëm të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve në të gjitha nivelet e arsimit në sektorin publik dhe privat për vitin 2021/2022, ka dalë të jetë mbi 20 mijë më pak se vitin e kaluar.

Gjithashtu, sipas statistikave për gjininë e nxënsëve dhe të studentëve, është bërë e ditur se në universite në nivelin bachelor dominojnë gjinia femërore, ndërsa në shkollat e mesme të larta dominon gjinia mashkullore.

Numri i përgjithshëm i studentëve në nivelin bachelor në vitin akademik 2021/2022, është 28 mijë e 765, duke dominuar gjinia femërore.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërkaq, numri i studentëve të gjinisë mashkullore është 13 mijë e 81, ndërsa 15 mijë e 684 janë të gjinisë femërore.

Numri i nxënësve, sipas gjinisë, në shkollat publike te klasat nga një deri në 13 nga gjinia mashkullore është 159 mijë e 595, ndërsa nga gjinia femërore është, gjithsej, 149 mijë e 951, pra gjinia mashkullore dominon me mbi nëntë mijë.

Ndërsa në arsimin privat, numri i nxënësit sipas gjinisë, ishte i afërt si në shkollat publike, ku dominuan meshkujt me afër 1 mijë më shumë, pra gjinia mashkullore me 9 mijë e 548, ndërsa gjinia femërore me 8 mijë e 582.

Sipas të dhënave të paraqitura në tabelë, nga 24 mijë 196 fëmijë në nivelin parashkollor dhe parafillor, 48.0 % i takojnë gjinisë femërore.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, bëhet e ditur se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor është, gjithsej, 32 mijë e 397, prej tyre në sektorin publik 24 mijë e 431 fëmijë, ndërsa në sektorin privat 7 mijë e 966 fëmijë.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të ulët është, gjithsej, 224 mijë e 429, prej tyre në sektorin publik janë 217 mijë e 977, ndërsa në sektorin privat 6 mijë e 452.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë është 70 mijë e 850, prej tyre në sektorin publik 67 mijë e 138, ndërsa në sektorin privat janë 3 mijë 712 nxënës.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special është 291 nxënës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...