E diel, 19 Janar, 2025

Bie me 2.2% numri i të diplomuarve:Shkaqet janë emigrimi, varfëria dhe braktisja e shkollës

- Advertisement1-

Ulje në numrin e të diplomuarve kanë pasur të gjitha nivelet arsimore, 9-vjeçar, i mesëm dhe i lartë, por tkurrja më e madhe është shënuar në arsimin 9-vjeçar. Në vitin shkollor 2020-21, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 32.179 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Sipas INSTAT, në vitin shkollor 2020-2021 u diplomuan në arsim 96.005 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,2%, krahasuar me vitin shkollor 2019-2020.

- Advertisement -

Ulje në numrin e të diplomuarve kanë pasur të gjitha nivelet arsimore, 9-vjeçar, i mesëm dhe i lartë, por tkurrja më e madhe është shënuar në arsimin 9-vjeçar.

Në vitin shkollor 2020-21, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 32.179 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

Sa i përket degëve të studimit, vihet re se fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë është Biznes, administrim dhe ligj, 1/4 e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve. Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 18,9% të të diplomuarve meshkuj. Ndërsa, nga femrat gjithsej të diplomuara, fusha e dytë e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 18,3% të të diplomuarave.

Zv. presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj konfirmoi se në zyrën e Elbasanit ka 600 nxënës më pak se vitin e kaluar. Në deklaratat e tij Halilaj tha se ulja e numrit të nxënësve është shqetësuese kryesisht në zonat rurale, por edhe në kryeqytet ka pasur mbyllje klasash. Halilaj tha se ndër arsyet kryesore janë emigracioni për shkak të varfërisë, ulja e lindshmërisë dhe braktisja e shkollës. “Rreth 5000 nxënës braktisin shkollën sipas Bankës Botërore, kryesisht romë dhe egjiptianë”, u shpreh ai.

Problemi, megjithatë, është edhe cilësia sipas Halilajt. Prindërit braktisin fshatrat për shkak të “cilësisë së ulët të arsimit”, por edhe qytetet për në vendet e Europës.

©Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...