Bie interesimi – Gjimnazet e Ferizajt nuk mbushen me nxënës

- Advertisement -

Është përmbyllur edhe afati i dytë për regjistrimin e nxënësve në shkolla të mesme në Ferizaj.

- paragrafi 1 -

Por një fenomen jo i mirë po paraqitet në këtë komunë, ku vërehet interesim i ulët i nxënësve për t’u regjistruat në disa gjimnaze, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Lidhur me këtë çështje, në emisionin “Ora Shtatë”, ka diskutuar profesori Amir Rexhepi.

Ai thotë se nxënësit nuk po arrijnë të përmbushin kriteret që kërkohen në shkollën e mjekësisë, e po ashtu edhe në gjimnaze të tjera.

Rexhepi shton se interesim të ulët ka edhe në shkollat profesionale të Ferizajt.

- Advertisement -

Sipas tij, komuna do të detyrohet që të shpallë sërish konkurs dhe t’i ul kriteret për t’u përmbushur norma e nxënësve nëpër shkolla. /KlanKosova