E martë, 25 Shkurt, 2025

Biblioteka publike “Ramadan Musliu” në Viti bëhet me kënd të veçantë të leximit

- Advertisement1-

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe bashkë me zyrtaren e projektit për komunat e lindjes, Kaltrina Ymerin kanë vizituar sot bibliotekën publike komunale “Ramadan Musliu” në Viti, për të parë nga afër donacionin që dhënë për këtë bibliotekë konkretisht për këndin e leximit që u bë me kokërr ulëse, shkruan AlbanianEducation.net.

Ky donacion është në kuadër të iniciativës “arsimim më i mirë, ardhmëri më i ndritur” në kuadër të programit “Up To Youth”, që financohet nga USAID-i amerikan dhe implementohet nga Global Communities.

- Advertisement -

Sahadete Kastrati shefe e këtij programi, njoftoi se ky porojekt është 5 vjeçar, i cili është implementuar fal përkushtimit të të rinjve dhe organizatës.

Ajo tha se dizajnimi ka ardhur si rezultat i punës nga të rinjtë vitias të cilët e kanë pasur si prioritet që këtë kënd ta pasurojnë edhe me ulëse, pasi më parë është punuar edhe në ndriçim e sallës së leximit dhe furnizimin me tituj të ri librash.

Kurse kryetari i komunës Sokol Haliti, duke falënderuar USAID-in për gjithë punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në komunën e Vitisë, ka përmendur edhe projektet tjera që janë finalizuar nga USAID-i me Qeverinë amerikane, sikur edhe programi “Up To Youth” .

Në shenjë respekti për këtë investim dhe punën e mbështetjen ndër vite të USAID-it amerikan, kryetari Haliti ndau një mirënjohje në shenjë falënderimi.

- Advertisement -rrrrrrr

Përndryshe në kuadër të këtij projekti pritet të bëhen edhe donacione në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti.

/AlbanianEducation.net/.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...