Biblioteka mahnitëse në formë të librit në Dubai, me mbi 1.1 milionë vepra

- Advertisement5 -

Dubai njihet në mbarë botën si një qendër e shkëlqyer me ndërtesa rrokaqiej, hotele luksoze dhe qendra tregtare vezulluese.

- paragrafi 1 -

Por një nga atraksionet e reja më emocionuese është “Biblioteka Mohammed Bin Rashid”, një oaz i bukur i soditjes së qetë. Hyrja është falas për të gjithë, vendasit dhe turistët, me biletat që duhet vetëm të rezervohen paraprakisht.

- Advertisement -

Më shumë se 1.1 milionë libra të shtypur dhe digjital janë vendosur në objektin prej 54,000 metrash katrorë.

Ndërtesa dramatike duket si një libër i hapur, por në fakt është frymëzuar nga një pjesë e librit rehl që përdoret për të mbajtur Kuranin e Shenjtë.

1 11

- Advertisement -

Biblioteka e re thuhet se ka kushtuar rreth 272 milionë dollarë për t’u ndërtuar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Është emëruar pas Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtar i Dubait, i cili njoftoi ndërtimin e bibliotekës së re më 2016.

4 4

Krahas librave shumëgjuhësh, vizitorët mund të kenë qasje në më shumë se gjashtë milionë disertacione, 73,000 partitura muzikore, 75,000 video, 35,000 revista ndërkombëtare të shtypura dhe digjitale.

6 1

Anëtarët mund të kërkojnë një libër nëpërmjet aplikacionit të bibliotekës, i cili më pas i komunikohet dyqanit, ku një ekip prej pesë robotësh të shpejtë, rendit dhe dorëzon një arkë tek operatori njerëzor. Një dritë ndriçon titullin e kërkuar brenda arkës.

7 1