E martë, 21 Janar, 2025

Biblioteka e Vlorës shërben mbi 6500 tituj librash në muaj, por ka më pak tituj sesa në vitin ‘97

- Advertisement1-

Në muajin e leximit, biblioteka “Shefqet Musaraj” e Vlorës vjen me të dhëna të kënaqshme sa i takon frekuentimit dhe kërkesës së qytetarëve për librat.

Janë të paktën 6500 libra në muaj që tërhiqen apo kërkohen të lexohen nga fondi i kësaj biblioteke, duke e renditur të dytën në vend pas bibliotekës kombëtare sa i takon frekuentimit nga qytetarët.

- Advertisement -

Në fakt qytetarët e Vlorës mes disa cilësive që kanë, adhurimin ndaj librit e kanë një prej tyre. Po cilët janë më besnikët ndaj librit dhe bibliotekës në Vlorë.

“Fasha reale është brezi i mesëm, që nuk e braktis kurrë bibliotekën, dhe pranoj që zonjat janë frekuentuese të mëdha të bibliotekës”, thotë drejtoresha e bibliotekës, Elma Rama.

Ndonëse numri i klientëve të kësaj biblioteke është i konsiderueshëm, nevoja për të tërhequr brezin e ri për një edukim më të mirë me librin fizik, mbetet, një nga prioritet kryesore të edukimit të brezit të ri. Për këtë qëllim, drejtuesja e bibliotekës së Vlorës propozon nisma konkrete për të afruar më shumë rininë me librin. “Në kurrikulat e shkollave 9- vjeçare por edhe parashkollore, të futet si orë ardhja në bibliotekë. Atëherë fëmija do të edukohet dhe do t’i kërkojë prindërve t’i çojë aty”, thotë ajo.

Aktualisht biblioteka e Vlorës ka mbi 50 mijë tituj librash, shifër kjo më e vogël nga numri total që ka patur para viti 97 dhe dy përmbytjeve që dëmtuan dhe bënë të papërdorshëm mijëra tituj të tjerë.

E ndërsa pasurimi me tituj të rinj vijon të behët, për lexuesin vlonjat dhe fluksin e kërkesave në bibliotekë ka lindur nevoja e një godinë më dinjitoze si për lexuesit ashtu edhe për kushtet e ruajtjes së librave. /A2news

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...