Biblioteka e Gjimnazit ‘Gjon Buzuku’ riorganizohet: Një hapësirë e re për dijen dhe bashkëpunimin

- Advertisement5 -

Biblioteka e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren tashmë ofron një ambient më të organizuar dhe funksional për nxënësit dhe mësimdhënësit.

- paragrafi 1 -

Pas një sërë aktivitetesh të zhvilluara në këtë hapësirë të rëndësishme, libri dhe dijet janë sistemuar në rafte, duke krijuar kushte më të mira për lexim, hulumtim dhe zhvillim intelektual.

- Advertisement - M1

Për realizimin e këtij projekti, një rol kyç luajtën nënkryetarja e shkollës, Lejtore Krajku, si dhe përfaqësuesit e vitit të XII-të, Endri Arzollaxhi dhe Leart Kukaj, të cilët kontribuan drejtpërdrejt në rregullimin dhe risistemimin e bibliotekës.

Njoftimi i shkollës:

📚 Biblioteka e Gjimnazit “Gjon Buzuku” Prizren një hapësirë e dijes dhe bashkëpunimit

- Advertisement - m2

Pas shumë aktiviteteve të zhvilluara në bibliotekën e shkollës sonë, kjo hapësirë e rëndësishme për nxënësit dhe mësimdhënësit tashmë është risistemuar dhe rregulluar, duke u bërë edhe më funksionale për të gjithë.

Me angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët janë sistemuar librat nëpër rafte dhe është krijuar një ambient më i përshtatshëm për lexim, hulumtim dhe zhvillim të dijes.

Falënderojmë për ndihmën dhe përkrahjen nënkryetaren e shkollës Lejtore Krajku, si dhe përfaqësuesit e vitit të XII-të Endri Arzollaxhi dhe Leart Kukaj, për kontributin dhe angazhimin e tyre në rregullimin dhe risistemimin e bibliotekës së shkollës.

Ky bashkëpunim është dëshmi se kur stafi dhe nxënësit punojnë së bashku, krijohen dhe mirëmbahen hapësira më të mira për dije dhe kulturë.

📖 Biblioteka mbetet zemra e shkollës, aty ku çdo libër hap një dritare drejt botës së dijes.