Besnik Hulaj, edhe një mandat drejtor i Arsimit në Deçan

- Advertisement5 -

Besnik Hulaj është emëruar edhe një mandat drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Deçanit, shkruan AlbanianEducation.net. 

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se besimi i dhënë nga kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, për të është një motiv shtesë për të vazhduar punën me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi në shërbim të arsimit dhe brezave të rinj.

- Advertisement - M1

“Angazhimi im mbetet i pandryshuar: të punojmë së bashku për një arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe në shërbim të fëmijëve tanë, sepse arsimi është themeli i së ardhmes sonë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Me ndjenjë të veçantë përgjegjësie dhe mirënjohjeje, falënderoj Kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, për besimin dhe për vazhdimin e mandatit tim si Drejtor i Arsimit.

- Advertisement - m2

Ky besim është një motiv shtesë për të vazhduar punën me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi në shërbim të arsimit dhe brezave të rinj të komunës sonë.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim: zyrtaret e DKA,prindërit, mësimdhënësit, drejtuesit e shkollave, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin arsimor, të cilët me mbështetjen, këshillat dhe bashkëpunimin e tyre kanë qenë shtyllë e fortë e këtij angazhimi.

Angazhimi im mbetet i pandryshuar: të punojmë së bashku për një arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe në shërbim të fëmijëve tanë, sepse arsimi është themeli i së ardhmes sonë.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.