Besnik Dragusha nga Këshilli i Prindërve: Librat për klasën e katërt për vajzën time më kushtuan 51.45 euro – pa librat e Gjuhës Angleze dhe të Edukatës Fizike

- Advertisement -

Besnik Dragusha nga Këshilli i Prindërve ka thënë se librat për klasvn e katërt të shtëpisë botuese “Dukagjini” që i ka blerë për vajzën e tij i kanë kushtuar 51.45 euro, pa llogaritur librat e gjuhës angleze dhe të Edukatës Fizike, e që edhe me to çmimi total sillet 65-70 euro, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Ai thotë pagesën e librave e bëri me buxhet familjar, në pritje të rimbursimit qeveritar.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Sa bëjnë librat? Pyetje e shpesht, këtyre ditëve!

- Advertisement -

Sot, bleva librat për vajzën, Janën. Tekstet e klasës së IV të ‘Dukagjinit’, pa librat e gjuhës angleze dhe të edukatës fizike (sepse më thanë vijnë pas dite) bënë 51.45€.

Pra, çmimi total për librat e klasës IV sillet rreth 65 -70 euro.

Ndërsa, pagesën e bëra me buxhet familjar, në pritje për rimbursim qeveritar!?