Besmira Hajdari, ishte 9-vjeçare kur u vra në gjumë nga serbët – nesër homazhe në oborrin e shkollës në Dobroshec ku qëndron lapidari i saj

- Advertisement -

Besmira Hajdari, ishte 9 vjeçare, nga Dobroshevci i Drenasit kur u vra në gjumë nga një paramilitar serb me një plumb në zemër.

- paragrafi 1 -

Në kujtim është vendosur lapidari i saj në oborrin e Shkollës Fillore “Rilindja” në Dritan (Dobroshec),

- Advertisement -

Familja ka njoftuar se nesër shënohet përvjetori i vrasjes së Besmirës, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi:

Nesër, më 11.06.2024, shënohet përvjetori i martires së vrarë në luftë nga forcat pushtuese serbe, Besmira Enver Hajdari.

- Advertisement -

Homazhet do të bëhen tek lapidari i vendosur në oborrin e Shkollës Fillore “Rilindja” në Dritan (Dobroshec), nga në ora 11:00.

Pjesëmarrja juaj na nderon!

Me respekt,
Familja Hajdari