E diel, 23 Shkurt, 2025

Beslinda Himaj, Edonita Zekaj dhe Genta Morina, tri nga studentet që përfituan bursë nga komuna e Rahovecit

- Advertisement1-

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar tri nga 196 studentët përfitues të bursës komunale, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i tij:

- Advertisement -

Takova tri studentet përfituese të bursës komunale

Sot, pata kënaqësinë të takoj tri nga 196 studentët përfitues të bursës komunale. Ky takim më dha mundësinë të diskutoj me tri vajza të reja dhe ambicioze, të cilat po ndjekin studimet e tyre në universitete të ndryshme në Kosovë.

Beslinda Himaj, njëra nga përfitueset e bursës, është studente në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, në drejtimin Agrobiznes, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Edonita Zeka, gjithashtu përfituese e bursës, studente në Fakultetin e Ekonomisë, në drejtimin e Kontabilitetit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Genta Morina është studente në Fakultetin e Mjekësisë, në drejtimin Shëndet Publik, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Në bisedën tonë, theksova rëndësinë e mbështetjes së studentëve dhe të investimit në arsim, si dhe përkushtimin e Komunës së Rahovecit për të vazhduar këtë mbështetje.

- Advertisement -rrrrrrr

U urova studenteve suksese të mëtejshme dhe i inkurajova që të vazhdojnë të përkushtohen në studimet e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...